Apliko për Vizë.
Apliko për Vizë Amerikane.
Aplikimi për vizë amerikane mund të jetë një proces i ndërlikuar, por me ndihmën e Avokat & Law Firm gjithçka bëhet më e thjeshtë. Ne të ndihmojmë në çdo hap, nga plotësimi i formularit DS-160, përgatitja e dokumenteve, deri te këshillat për intervistën në ambasadë. Me përvojë të gjatë në fushën e emigracionit, ne sigurohemi që aplikimi yt të jetë i plotë, i saktë dhe në përputhje me të gjitha kërkesat. Na kontakto dhe apliko për vizë amerikane me mbështetjen e një ekipi profesionistësh.

Apliko për Vizë Angleze.
Aplikimi për vizë angleze kërkon kujdes dhe përgatitje të saktë të dokumenteve. Me ndihmën e Avokat & Law Firm, ti ke mbështetjen e duhur për të kaluar çdo hap me siguri. Ne ofrojmë ndihmë për plotësimin e formularëve online, mbledhjen e dokumentacionit të nevojshëm dhe këshillim për intervistën, nëse kërkohet. Qoftë për vizë turistike, pune, studimi apo familjare, ekipi ynë kujdeset që aplikimi yt të dorëzohet pa gabime dhe brenda afateve.

Pse të na zgjidhni ne?
Ja 6 arsye të forta pse klientët na besojnë procesin e aplikimit për vizë
Eksperiencë dhe profesionalizëm
Me vite përvojë në fushën e migracionit, njohim në detaje procedurat për vizat amerikane dhe angleze.
Përgatitje e saktë
Ne sigurohemi që çdo dokument të jetë i plotë, i përkthyer dhe në përputhje me kërkesat e ambasadave.
Mbështetje në çdo hap
Nga këshillimi fillestar, deri te përgatitja për intervistën – jemi gjithmonë pranë jush.
Shërbim i personalizuar
Çdo rast trajtohet individualisht, duke u përshtatur me nevojat dhe qëllimet tuaja.
Shpejtësi dhe korrektësi
Respektojmë afatet dhe punojmë me përpikmëri për të përshpejtuar procesin tuaj të aplikimit.
Besueshmëri dhe konfidencialitet
Të gjitha të dhënat dhe informacionet tuaja trajtohen me seriozitet dhe ruajnë plotësisht privatësinë tuaj.
Si funksionon?
Procesi i aplikimit për vizë bëhet i lehtë dhe i sigurt me ndihmën e Avokat & Law Firm. Ne ju udhëzojmë në çdo hap, nga përzgjedhja e llojit të vizës deri te dorëzimi dhe ndjekja e aplikimit tuaj në ambasadë.

Konsultimi dhe Vlerësimi i plotë
Na kontaktoni për të diskutuar qëllimin tuaj dhe ne përcaktojmë llojin më të përshtatshëm të vizës.

Përgatitja e Dokumenteve dhe Formularëve
Ndihmojmë në mbledhjen e dokumentacionit dhe plotësimin korrekt të formularëve zyrtarë.

Dorëzimi dhe Ndjekja e Aplikimit
Dorëzojmë aplikimin në ambasadë dhe monitorojmë përditësimet deri në përgjigje.
Pyetjet më të shpeshta
Koha e procesit varet nga ambasada dhe lloji i vizës. Mesatarisht, përpunimi mund të zgjasë nga disa javë deri në disa muaj. Ne ju informojmë për pritjet reale sipas rastit tuaj.
Ofrim këshilla të detajuara për pyetjet më të zakonshme, dokumentet që duhet të merrni me vete dhe si të silleni në mënyrë të qetë dhe profesionale gjatë intervistës.
Po, ne ofrojmë përfaqësim ligjor dhe ndihmë në përgatitjen e apelimeve në rast refuzimi të aplikimit.
Çmimi i shërbimit ndryshon sipas kompleksitetit të rastit, por gjithmonë përfshin konsultën, përgatitjen e dokumenteve dhe ndjekjen e procesit deri në përfundim.
Disa hapa të procesit mund të ndiqen online, si plotësimi i formularëve, por dorëzimi i dokumenteve dhe intervista zakonisht kërkojnë praninë tuaj.