Apliko për Vizë Amerikane.

Apliko për Vizë Amerikane. Viza e kategorisë B1/B2 është destinuar për vizitorët që kërkojnë hyrje afatshkurtër në SHBA, qoftë për qëllime turistike, vizita familjare ose për punë.

Apliko për Vizë Amerikane.

Aplikimi për vizë amerikane është një nga proceset që kërkon kujdes, saktësi dhe njohuri të mirë të dokumentacionit dhe procedurës së ambasadës. Nëse dëshironi të udhëtoni drejt Shteteve të Bashkuara për pushime, vizitë familjare, studime ose punë, ne ju ndihmojmë të përgatiteni nga fillimi deri në fund. Me përvojën tonë, aplikimi bëhet më i lehtë, më i shpejtë dhe me më shumë siguri për sukses.

Cfarë bëjm ne?.

Ne ofrojmë ndihmë për aplikimin për vizë turistike amerikane (B1/B2), vizë studentore (F1) dhe vizë pune (H-1B). Për vizën turistike, ju ndihmojmë me plotësimin e formularit DS-160, pagesën online, rezervimin e takimit në ambasadë dhe përgatitjen për intervistën. Kjo vizë ju lejon të udhëtoni për pushime, vizita të afërmve ose për qëllime të tjera të shkurtra jo-punësimi, dhe ka një tarifë prej 185 dollarësh që paguhet në ambasadë.

Pse të na zgjidhni ne?

Ja 6 arsye të forta pse klientët na besojnë procesin e aplikimit për vizë

Eksperiencë dhe profesionalizëm

Me vite përvojë në fushën e migracionit, njohim në detaje procedurat për vizat amerikane dhe angleze.

Përgatitje e saktë

Ne sigurohemi që çdo dokument të jetë i plotë, i përkthyer dhe në përputhje me kërkesat e ambasadave.

Mbështetje në çdo hap

Nga këshillimi fillestar, deri te përgatitja për intervistën – jemi gjithmonë pranë jush.

Shërbim i personalizuar

Çdo rast trajtohet individualisht, duke u përshtatur me nevojat dhe qëllimet tuaja.

Shpejtësi dhe korrektësi

Respektojmë afatet dhe punojmë me përpikmëri për të përshpejtuar procesin tuaj të aplikimit.

Besueshmëri dhe konfidencialitet

Të gjitha të dhënat dhe informacionet tuaja trajtohen me seriozitet dhe ruajnë plotësisht privatësinë tuaj.

Si funksionon?

Procesi i aplikimit për vizë bëhet i lehtë dhe i sigurt me ndihmën e Avokat & Law Firm. Ne ju udhëzojmë në çdo hap, nga përzgjedhja e llojit të vizës deri te dorëzimi dhe ndjekja e aplikimit tuaj në ambasadë.

Konsultimi dhe Vlerësimi i plotë

Na kontaktoni për të diskutuar qëllimin tuaj dhe ne përcaktojmë llojin më të përshtatshëm të vizës.

Përgatitja e Dokumenteve dhe Formularëve

Ndihmojmë në mbledhjen e dokumentacionit dhe plotësimin korrekt të formularëve zyrtarë.

Dorëzimi dhe Ndjekja e Aplikimit

Dorëzojmë aplikimin në ambasadë dhe monitorojmë përditësimet deri në përgjigje.

Pyetjet më të shpeshta

Këtu do të gjeni udhëzime praktike për dokumentacionin, kohën e procesimit, intervistën dhe çështje të tjera të rëndësishme për të bërë aplikimin tuaj më të lehtë dhe të sigurt.

Hapi i parë është plotësimi i formularit DS-160 në mënyrë elektronike. Pas kësaj, kryhet pagesa e tarifës së ambasadës dhe rezervohet një takim për intervistë.

Tarifa e ambasadës për vizë turistike dhe studentore është $185, ndërsa për disa viza pune është $190. Për vizën studentore, paguhet edhe një tarifë shtesë SEVIS prej $350.
Në shumicën e rasteve, përgjigjja jepet brenda pak ditësh pune. Në disa raste të veçanta, aplikimi mund të kërkojë verifikime shtesë dhe të zgjasë më shumë.
Jo domosdoshmërisht. Një ftesë mund të ndihmojë, por nuk është e detyrueshme. Ju mund të aplikoni edhe vetëm me rezervime udhëtimi dhe dëshmi financiare.
Ne nuk mund të garantojmë përgjigjen e ambasadës, pasi vendimi përfundimtar merret nga zyrtari konsullor. Por, ne garantojmë që aplikimi juaj do të përgatitet me kujdes dhe pa gabime, duke rritur mundësinë për sukses.
Po, për shumicën e rasteve, aplikuesit duhet të paraqiten vetë për intervistë në Ambasadën Amerikane në Tiranë.
Këshillohet të filloni të paktën 2-3 muaj para udhëtimit të planifikuar, për të pasur kohë të mjaftueshme për të gjitha hapat dhe çdo vonesë të mundshme.