Apliko për Vizë Britanike.

Aplikoni lehtësisht për vizë vizitori në Mbretërinë e Bashkuar. Ne ofrojmë asistencë profesionale për vizë standarde dhe vizë biznesi, duke ju ndihmuar të vizitoni MB për qëllime turistike ose për takime pune afatshkurtra.

Turizëm, Punë dhe Studim

Vizat për hyrjen në Mbretërinë e Bashkuar ndryshojnë sipas qëllimit të udhëtimit dhe kohëzgjatjes së qëndrimit. Qytetarët e vendeve jashtë BE-së, EFTA-së dhe KE-së zakonisht kanë nevojë për vizë. Për turizëm mund të aplikoni për vizë turistike deri në 6 muaj, ndërsa për punë ose studime kërkohen viza specifike. Vizitorët nën 18 vjeç që udhëtojnë vetëm duhet të kenë një vizë të veçantë të miratuar nga prindërit ose kujdestarët e tyre.

Pse të na zgjidhni ne?

Ja 6 arsye të forta pse klientët na besojnë procesin e aplikimit për vizë

Eksperiencë dhe profesionalizëm

Me vite përvojë në fushën e migracionit, njohim në detaje procedurat për vizat amerikane dhe angleze.

Përgatitje e saktë

Ne sigurohemi që çdo dokument të jetë i plotë, i përkthyer dhe në përputhje me kërkesat e ambasadave.

Mbështetje në çdo hap

Nga këshillimi fillestar, deri te përgatitja për intervistën – jemi gjithmonë pranë jush.

Shërbim i personalizuar

Çdo rast trajtohet individualisht, duke u përshtatur me nevojat dhe qëllimet tuaja.

Shpejtësi dhe korrektësi

Respektojmë afatet dhe punojmë me përpikmëri për të përshpejtuar procesin tuaj të aplikimit.

Besueshmëri dhe konfidencialitet

Të gjitha të dhënat dhe informacionet tuaja trajtohen me seriozitet dhe ruajnë plotësisht privatësinë tuaj.

Pyetjet më të shpeshta

Për të aplikuar për një vizë britanike, ju duhet që të përmbushni kushtet financiare edhe në rastin kur ju fton dikush dhe ju mbulon shpenzimet e udhëtimit. Ju duhet të jeni të punësuar dhe paga juaj duhet të kalojë në bankë. Gjithashtu duhet të keni kursime në varësi të të ardhurave tuaja.
Tarifat zyrtare të vizave janë të publikuara në faqen zyrtare të qeverisë Britanike dhe janë të ndryshme për kohëzgjatje të ndryshme. Tarifa e vizës pagohet nga vetë aplikanti nëpërmjet kartës së tij/saj. Tarifat zyrtare janë: Vizë 6 mujore – 188 Euro, Vizë 2 vjeçare – 520 Euro, Vizë 5 vjeçare – 880 Euro, Vizë 10 vjeçare – 1089 Euro. Tarifa e shërbimit të zyrës është në varësi të rastit, volumit të dokumentave, llojit të vizës dhe përcaktohet pas takimit paraprak gjatë konsulencës.
Po, ju mund të aplikoni nga vendi ku jetoni dhe punoni nëse jeni të pajisur me leje qëndrimi në vendin ku jetoni dhe punoni. Procedura është online dhe kryhet e gjitha nga zyra jonë pasi na dërgoni dokumentet dhe mund të jepni shenjat e gishtave aty ku ju jetoni dhe punoni.

Çdo aplikim gjykohet mbi rrethat tuaja personale dhe financiare dhe aplikimi bashkë familjen nuk është kriter përcaktues në përfitimin apo refuzimin e vizës.

 
Viza e vizitorit është një vizë që ju lejon të udhëtoni për të vizituar familjarët tuaj, për qëllime turistike, apo arsye mjekësore. Është e rëndësishme ti përmbaheni ditëve të qëndrimit që keni deklaruar në aplikimin tuaj. Edhe pse ditë e qëndrimit janë të përcaktuara në vizë, nëse ju qëndroni më shumë apo tregoni se jeni duke jetuar në Britani me periudha të gjata në harkun kohor të vizës, aplikimi i rradhës mund të mos jetë i suksesshëm për shkak se Oficeri i Emigracionit mund të argumentojë se jeni duke shpenzuar më shumë kohë në Britani dhe mund të vendosë në pikëpyetje arsyet e vërteta të udhëtimit.
Punësimi i rregullt dhe pagesa e sigurimeve nuk është kriteri kryesor për një aplikim të suksesshëm. Vendimi merret në parim bazuar tek të ardhurat tuaja mujore, sa të kënaqshme janë ato, lidhjet me Shqipërinë, dhe rrethanat tuaja të gjera financiare dhe familjare.
Edhe nëse ju keni një sponsor (Garantor) në Britani, i cili mund të marrë përsipër shpenzimet tuaja të udhëtimit dhe të qëndrimi në Britani, kriteri përcaktues janë rrethant tuaja personale. Ju duhet të jeni i punësuar, apo i vetë-punësuar dhe duhet të tregoni se keni një situatë personale të pëlqyeshme dhe të pështatshme, e cila nuk ju bën ju rrezik emigracioni në Britani e Madhe. Për më tepër ju duhet të tregoni me fakte lidhjen me sponsorin tuaj dhe se jeni takuar apo nëse keni lidhje familjare, duhet të tregoni nëpërmjet çertifikatave familjare llojin e lidhjes me ta.
Edhe pse burimi i të ardhurave dhe dokumentet përkatëse janë shumë të rëndësishme për të treguar rrethant tuaja financiare, mungesa e llogarive personale bankare mund të rezultoj në një refuzim të aplikimit tuaj pasi Oficeri i Emigracionit duhet të bindet që ju keni fonde në dispozicion tek të cilat ju keni akses si individë dhe jo si biznes.

Aplikimi për Vizë Britanike qëndron më vete dhe bazohet në dokumentat tuaja përkatëse, pra nuk ndikon drejtpërdrejt, megjithatë sigurisht që është pjesë e profilit tuaj pozitiv në këtë rast.