Nëse dëshironi të vizitoni Anglinë, Skocinë apo Irlandën e Veriut, atëherë jeni në vendin e duhur. Viza angleze, siç e quajmë shpesh shkurt, ju mundëson të eksploroni të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe jo vetëm Londrën ikonike.
Procesi i aplikimit për vizë bëhet plotësisht online. Është shumë e rëndësishme të hyni në faqen zyrtare të qeverisë dhe të plotësoni formularin me kujdes. Një gabim i zakonshëm është përpilimi i formularit pa pasur të gjitha dokumentet përkatëse të përgatitura paraprakisht. Pyetjet e formularit lidhen ngushtë me dokumentet mbështetëse, ndaj grumbullimi i informacionit të nevojshëm para fillimit të aplikimit është thelbësor. Pasi të mbyllni formularin online, nuk do të mund të bëni ndryshime, dhe kjo mund të ndikojë negativisht në rezultatin e aplikimit.
Dokumentet e kërkuara varen nga situata personale dhe financiare e secilit aplikant. Një pjesë shumë e rëndësishme e aplikimit është gjithashtu arsyeja e vizitës. Autoritetet duan të jenë të sigurtë për qëllimet e udhëtimit tuaj. Nëse vizita ka karakter turistik, duhet të tregoni një histori udhëtimesh që pasqyron interesin tuaj të vërtetë për turizëm. Nëse qëllimi është vizita e një familjari, duhet të dokumentoni lidhjen që keni me të dhe të shpjegoni marrëdhënien.
Një tjetër aspekt thelbësor është përkthimi korrekt i dokumenteve në gjuhën angleze. Shumë aplikime refuzohen për shkak të mungesës së përkthimeve të sakta ose të dokumenteve të paplotësuara. Pasi të keni mbledhur të gjitha dokumentet e nevojshme sipas llojit të vizës dhe të keni kryer pagesën online, ju duhet të caktoni një takim me partnerin zyrtar në Shqipëri për dhënien e shenjave të gishtave.
Në përfundim të procesit, ju mund të dorëzoni dokumentet fizike tek partneri zyrtar ose t’i ngarkoni vetë online, varësisht nga lloji i takimit që zgjidhni. Në rastin e një takimi të asistuar, dokumentet dorëzohen fizikisht në ditën e caktuar, ndërsa në rastin e vetë-shërbimit, ato ngarkohen online përpara takimit. Është e rëndësishme të siguroheni që dokumentet të jenë të përgatitura paraprakisht, sepse mungesa e tyre mund të çojë në refuzim të aplikimit.
Për një aplikim të qetë, është e rëndësishme të ndiqni me kujdes çdo hap dhe të përgatiteni paraprakisht. Nëse dëshironi, mund të aplikoni për vizë turistike britanike dhe të merrni udhëzime të detajuara për çdo pjesë të procesit me ndihmën e zyrës tonë. Ndihuni të lirë të na kontaktoni dhe së bashku do të analizojm mundësitë më të mira që lidhen me situatën tuaj.




