Pas vonesave disa-vjeçare, procesi i rivlerësimit të pronave rikthehet për vitin 2026, me rregulla dhe afate të qarta sipas projektligjit të Ministrisë së Financave.
Afatet e rivlerësimit: Aplikimet pranohet nga 22 janar deri më 31 dhjetor 2026. Kërkesat e paguara por ende të papërpunuara nga ASHK mund të finalizohen deri më 31 mars 2027.
Tatimi unik 5%: Pronarët ose bizneset që përditësojnë vlerën e pronës sipas tregut përfitojnë tatim të reduktuar 5% mbi diferencën mes vlerës së re dhe asaj të regjistruar, duke zëvendësuar normat më të larta të viteve të kaluara.
Çmimet e reja të referencës: Ndahen sipas zonave kadastrale për një pasqyrim më real të vlerës së pronës. Për vlerësim maksimal, rekomandohet përdorimi i ekspertëve të licencuar.
Shembull: Një apartament me vlerë regjistrimi 100,000 € dhe vlerë tregu 150,000 €:
- Pa rivlerësim: Tatim 15% = 7,500 €
- Me rivlerësim 2026: Tatim 5% = 2,500 €
Procedura: Zgjedh vlerësim nga ekspert i licencuar ose ASHK, dorëzon dokumentacionin brenda afateve dhe tatimi llogaritet mbi diferencën mes vlerës së re dhe asaj të regjistruar.
Përfituesit kryesorë: Pronarët që planifikojnë të shesin, dhurojnë ose trashëgojnë pronën, si dhe bizneset me pasuri të paluajtshme të regjistruara me vlerë më të ulët se tregu.




