Rivlerësimi i Pasurive të Paluajtshme 2026

Rivlerësimi i Pasurive të Paluajtshme 2026 ka nisur. Përfito nga tatimi i reduktuar 5% në vend të 15% dhe ul kostot e shitjes së pronës. Informohu tani.

Procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme për vitin 2026 është hapur dhe aktiv, duke u bërë një nga mundësitë më të rëndësishme financiare për pronarët në Shqipëri këtë vit. Ky mekanizëm ligjor dhe fiskal krijohet për të ndihmuar qytetarët që të përditësojnë vlerën e pronës së paluajtshme sipas vlerës aktuale të tregut, duke kursyer ndjeshëm në tatimin që duhet paguar në rast shitjeje të pronës.

Nga 1 Janar 2026, filloi zyrtarisht periudha e rivlerësimit, ku çdo pronar i pasurive të paluajtshme ka mundësinë të përditësojë çmimin e regjistruar të pronës në Kadastër me atë që vlen realisht në treg. Kjo nismë u miratua dhe u dekrerua me ligj nga institucionet përkatëse të shtetit, duke i hapur rrugë këtij procesi në gjithë vendin.

Përparësia kryesore e rivlerësimit të pronës në 2026 është norma e reduktuar tatimore prej vetëm 5%, krahasuar me normën normale prej 15% që do të paguhej në rast shitjeje pa rivlerësim. Praktikisht, në vend që të paguash 15% tatim mbi fitimin kapital në momentin e shitjes, duke bërë rivlerësimin tani paguan vetëm 5% mbi diferencën mes vlerës së regjistruar dhe vlerës së tregut — duke kursyer deri në rreth 10% të shumës që do të paguheje zakonisht.

Ky proces nuk është thjesht një mënyrë për të kursyer para por dhe ndihmon edhe në përmirësimin e transparencës së tregut imobiliar, duke i afruar vlerat e pronave në regjistrat zyrtarë me realitetin e tregut. Për pronarët që planifikojnë shitje në vitet e ardhshme, rivlerësimi është një instrument strategjik për të ulur koston e tatimit dhe për të optimizuar planifikimin financiar.

Nëse zotëron një pronë të paluajtshme në Shqipëri dhe ajo ka fituar vlerë që nga koha kur është regjistruar për herë të fundit, mos e lë këtë mundësi të kalojë. Rivlerësimi i pasurisë me tatim të reduktuar prej 5% është një hap i zgjuar që mund të të shpëtojë qindra apo mijëra euro në të ardhmen. Aplikimet mund të bëhen përmes portalit zyrtar (p.sh. e-Albania) ose për të shmangur ndonjë gabim është e këshillueshme të bëhet nga një rivlersues i licensuar. Na kontaktoni dhe ne do të kujdesemi për vlerën e pronës tuaj.

Kalkulator Tatimi