Shtëpi, tokë apo oborr në përdorim pa dokument pronësie? Koha për për ta rregulluar pronësinë.

Mundësinë e formalizimit të objekteve pa titull pronësie, trojeve funksionale dhe oborreve në përdorim dhe rolin e avokatit në vlerësimin dhe ndjekjen e këtyre rasteve

Keni një shtëpi të vjetër, një truall apo një oborr që familja juaj e përdor prej vitesh, por nuk keni dokument pronësie? Mos e konsideroni më këtë situatë si diçka që nuk mund të zgjidhet.

Në kuadër të proceseve të përfundimit të pronësisë, është bërë e mundur trajtimi i rasteve që lidhen me objekte pa titull pronësie, troje funksionale dhe oborre në përdorim, kur plotësohen kushtet e parashikuara nga ligji.

Bëhet fjalë për një mundësi veçanërisht të rëndësishme për familjet që kanë objekte të ndërtuara përpara datës 10.08.1991, por që ndër vite nuk kanë arritur ta formalizojnë pronësinë mbi objektin apo sipërfaqen e tokës që e shoqëron.

Dhe këtu lind pyetja që shumë njerëz bëjnë:

“Nëse e kam përdorur këtë pronë për gjithë këto vite, a mund ta bëj më në fund me dokumente?”

Përgjigjja nuk është e njëjtë për çdo pronë. Duhet parë historia e objektit, mënyra e posedimit, dokumentet që familja disponon dhe statusi juridik i truallit apo oborrit.

Prandaj, përpara se të ndërmerret një procedurë, vlerësimi i një avokati mund të bëjë diferencën. Avokati analizon dokumentet dhe historikun e pronës, kontrollon nëse rasti mund të përfshihet në këtë kuadër ligjor dhe ju orienton për mënyrën e duhur të veprimit.

Shpesh, një pronë pa dokumente nuk është thjesht një problem juridik. Është shtëpia ku ke jetuar gjithë jetën, toka që e ka përdorur familja jote, oborri që e ke konsideruar gjithmonë tëndin. Tani mund të jetë momenti për të parë nëse ekziston një rrugë ligjore për ta formalizuar këtë situatë.

Nëse keni një objekt pa titull pronësie, truall funksional ose oborr në përdorim, kjo është një mundësi që ia vlen të shqyrtohet.

Kontaktoni “Avokat & Law Firm”

Mos u nisni vetëm nga ideja se “kështu e kemi përdorur gjithmonë”. Pronësia duhet parë juridikisht dhe çdo rast ka specifikat e veta.

“Avokat & Law Firm” ju asiston në analizimin e situatës, dokumentacionit dhe historikut të pronës, duke ju orientuar mbi mundësitë ligjore për formalizimin e saj.