Avokat dhe Studio Ligjore për Çështje Penale.

Ne ju mbrojmë me përkushtim në çdo fazë të procesit penal, duke garantuar një përfaqësim profesional dhe të drejtë për të mbrojtur të drejtat tuaja ligjore.

Avokat për Çështje Penale.​

Nëse jeni përballur me një akuzë penale, është thelbësore të keni një avokat të fortë në krahun tuaj. Studio jonë ligjore ofron përfaqësim profesional në të gjitha llojet e çështjeve penale, nga kundërvajtjet më të lehta deri te veprat penale të rënda. Ne kuptojmë sa stresuese dhe ndikuese mund të jetë kjo situatë për jetën tuaj, dhe jemi këtu për t’ju ndihmuar në çdo hap të procesit.

Pse të na zgjidhni ne?

Ne jemi në krahun tuaj në momentet kur ju duhemi më shumë.

Eksperiencë dhe profesionalizëm

Me vite përvojë në fushën penale, njohim në thellësi ligjin dhe mënyrën si funksionon sistemi gjyqësor në Shqipëri.

Mbrojtje e palëkundur

Ne luftojmë fort për të drejtat tuaja dhe për një zgjidhje sa më të favorshme.

Këshillim i sinqertë dhe i qartë

Ju themi gjërat troç, pa e komplikuar situatën.

Besueshmëri dhe konfidencialitet

Çdo çështje trajtohet me seriozitet dhe diskrecion të plotë.

Përfaqësim në Shqipëri

Jemi pranë jush, kudo që ndodheni.

Disponueshmëri në çdo moment

Ne kuptojmë që çështjet penale s’kanë orar, ndaj jemi të gatshëm t’ju përgjigjemi edhe në situata urgjente.

Si funksionon?

Me përvojë të gjatë dhe përkushtim të plotë ndaj çdo rasti, ne ofrojmë jo vetëm mbështetje ligjore, por edhe siguri dhe drejtësi. Çdo hap është i menduar me kujdes për të sjellë zgjidhjen më të mirë për ju.

Konsultë Fillestare

Na kontaktoni për një konsultë ku shqyrtojmë rastin tuaj, dëgjojmë me vëmendje dhe analizojmë çdo detaj juridik.

Strategji Ligjore

Pasi kuptojmë çështjen, krijojmë një plan veprimi të qartë dhe të personalizuar për të mbrojtur interesat tuaja në mënyrën më të mirë.

Përfaqësim dhe Zgjidhje

Ne ju përfaqësojmë me profesionalizëm, qoftë në gjykatë apo jashtë saj, duke synuar zgjidhjen më të drejtë dhe të shpejtë për ju.

Pyetjet më të shpeshta

Jeni në një situatë të pasigurt dhe nuk dini nga t’ia filloni? Ne kemi përmbledhur pyetjet më të zakonshme që klientët tanë na bëjnë, bashkë me përgjigje të drejtpërdrejta për t’ju ndihmuar të merrni vendime të qarta dhe të sigurta.

Po. Është gjithmonë më mirë të mos shkoni i vetëm në polici. Edhe nëse mendoni se nuk keni bërë asgjë gabim, është e rëndësishme të jeni të mbrojtur ligjërisht.

Nëse ndaloheni nga policia, keni të drejtë të heshtni dhe të kërkoni një avokat. Mos firmosni asgjë pa praninë e një avokati.

Çdo rast është ndryshe. Disa çështje zgjidhen shpejt, ndërsa të tjerat mund të kërkojnë më shumë kohë, veçanërisht nëse kalojnë në gjyq.

Roli ynë është të sigurohemi që të drejtat tuaja të respektohen dhe të arrijmë rezultatin më të mirë të mundshëm, qoftë me ulje dënimi, marrëveshje apo pafajësi.

Po, mund të rezervoni një takim konsultues me një nga avokatët tanë për të analizuar rastin tuaj dhe për të kuptuar hapat e mëtejshëm.

Po. Çdo bisedë me ne është 100% konfidenciale. Ne e respektojmë privatësinë dhe sigurinë tuaj.