Divorci pa marrëveshje: Çfarë ndodh kur njëri bashkëshort nuk dëshiron të ndahet?

Çfarë ndodh kur njëri bashkëshort dëshiron të divorcohet, ndërsa tjetri nuk dëshiron të ndahet? Si vazhdon procesi dhe si mund t’ju ndihmojë një avokat gjatë gjithë kësaj rruge?

Une “Unë dua të divorcohem, por bashkëshorti im nuk dëshiron të ndahet. Çfarë ndodh?”

Është një situatë që mund të jetë shumë e vështirë emocionalisht. Njëri prej bashkëshortëve e ka marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës, ndërsa tjetri ende beson se marrëdhënia mund të vazhdojë.

Në këtë rast, divorci nuk bëhet me marrëveshje. Personi që dëshiron t’i japë fund martesës mund t’i drejtohet gjykatës me padi.

Fakti që bashkëshorti tjetër nuk dëshiron divorcin nuk do të thotë se procesi nuk mund të vazhdojë.

 

Po çfare ndodh më pas?

Fillimisht, bashkëshorti tjetër duhet të njoftohet për procesin. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që të dihet dhe të jepet një adresë e saktë ku ai mund të njoftohet.

Më pas zhvillohen seancat e parashikuara nga procedura e divorcit, përfshirë seancën e pajtimit. Paditësi duhet të jetë i pranishëm në këto seanca dhe të ndjekë procesin.

Nëse bashkëshorti tjetër, edhe pse është njoftuar rregullisht, nuk paraqitet, gjykimi mund të vazhdojë në mungesë, kur plotësohen kushtet ligjore.

Pra, një martesë nuk vazhdon domosdoshmërisht vetëm sepse njëri prej bashkëshortëve nuk dëshiron të ndahet.

Por divorci nuk eshte vetem nje procedure.

Pas një martese mund të ketë vite të tëra bashkëjetese, fëmijë, kujtime, pasuri dhe shumë emocione.

Pikërisht për këtë arsye, kur një person vendos të divorcohet, nuk ka nevojë vetëm për një dokument. Ka nevojë të dijë çfarë e pret.

Këtu roli i avokatit është shumë i rëndësishëm.

Avokati ju shpjegon që në fillim se si do të zhvillohet procesi, çfarë dokumentesh nevojiten, si do të bëhet njoftimi i bashkëshortit tjetër, në cilat seanca duhet të jeni të pranishëm dhe çfarë ndodh nëse pala tjetër nuk paraqitet.

Dhe mbi të gjitha, ju nuk mbeteni vetëm përballë gjykatës.

Avokati ndjek çështjen tuaj, ju përfaqëson dhe ju ndihmon të kuptoni çdo hap të procesit.

” Ai nuk deshiron te ndahet”,  çfare duhet te bej?

Nëse jeni në këtë situatë, mos u përpiqni të gjeni vetë përgjigje për çdo procedurë.

Fillimisht flisni me një avokat dhe shpjegoni situatën tuaj.

Sepse çdo martesë është ndryshe. Mund të ketë fëmijë, pasuri, detyrime ose rrethana të tjera që duhen marrë parasysh.

Një avokat mund t’ju tregojë çfarë duhet të bëni, çfarë të prisni dhe si ta ndiqni procesin në mënyrën më të qartë të mundshme.

Në fund të fundit, divorci është një vendim shumë personal. Ligji përcakton mënyrën se si realizohet, por pas tij është një njeri që po përpiqet të mbyllë një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij.

 

Kontaktoni “Avokat & Law Firm”

Nëse keni vendosur të divorcoheni, por bashkëshorti tjetër nuk dëshiron të ndahet, “Avokat & Law Firm” ju ofron asistencë gjatë gjithë procesit.

Nga biseda e parë, përgatitja e padisë dhe dokumenteve, deri te ndjekja e seancave dhe përfaqësimi në gjykatë, ju shoqërojmë në çdo hap.

Sepse në një moment të vështirë të jetës, të kesh dikë që di si ta ndjekë ligjërisht çështjen tënde, do të thotë të mos e përballosh gjithçka vetëm.