Procedurat e reja për kalimin në pronësi të truallit shtetëror në përdorim , është koha për të vepruar tani.
Janë miratuar procedurat e hollësishme për kalimin në pronësi të truallit shtetëror në përdorim, duke krijuar një mundësi të rëndësishme për mijëra qytetarë që zotërojnë ndërtesa, por nuk disponojnë dokumentacion të rregullt pronësie mbi truallin.
Me hyrjen në fuqi të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 4, datë 15.01.2026, janë miratuar procedurat e hollësishme për kalimin në pronësi të truallit shtetëror në përdorim, duke krijuar një mundësi të rëndësishme për mijëra qytetarë që zotërojnë ndërtesa, por nuk disponojnë dokumentacion të rregullt pronësie mbi truallin.
Ky vendim vjen në zbatim të nenit 63 të ligjit nr. 20/2020 dhe synon të zgjidhë një problematikë të hershme që lidhet me pronësinë e truallit mbi të cilin janë ndërtuar ose privatizuar objekte banimi dhe objekte me funksion social-ekonomik.
Kush mund të përfitojë?
Të drejtën për të kërkuar kalimin në pronësi të truallit shtetëror në përdorim e kanë personat që:
-Zotërojnë ndërtesa të privatizuara sipas ligjit nr. 7512/1991;
-Kanë blerë objekte nga ish-ndërmarrjet shtetërore ose ish-kooperativat bujqësore;
-Kanë ndërtuar objekte mbi bazën e lejeve të ndërtimit të lëshuara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore;
-Disponojnë dokumentacion vetëm për ndërtesën, ndërsa mungon ose është i pavlefshëm dokumenti i pronësisë së truallit;
-Kanë mospërputhje sipërfaqesh ose problematika të tjera dokumentare të lidhura me objektin.
Kushtet kryesore
Për të përfituar nga kjo procedurë duhet që:
-Trualli dhe ndërtesa të jenë në posedimin e subjektit;
-Ndërtesa të ketë funksion banimi ose social-ekonomik;
-Trualli të mos jetë pronë publike e patjetërsueshme.
Një nga risitë më të rëndësishme të këtij vendimi është se kalimi në pronësi i truallit për ndërtesat me funksion banimi kryhet pa pagesë, duke lehtësuar ndjeshëm barrën financiare të qytetarëve.
Pse është e rëndësishme kjo procedurë?
Pajisja me titull pronësie mbi truallin garanton siguri juridike për pronën, lehtëson transaksionet e shitjes, dhurimit apo trashëgimisë dhe shmang problematikat që lidhen me mungesën e dokumentacionit të plotë pronësor.
Në praktikë, çdo rast kërkon një analizë të veçantë të dokumentacionit ekzistues, historikut të pronës dhe kushteve ligjore për përfitimin e truallit.
Kontaktoni “Avokat & Law Firm” për një vlerësim paraprak të rastit tuaj.