Pjestimi i pasurisë pas zgjidhjes së martesës "Divorcit"

Pjestimi i pasurisë pas divorcit: mësoni si ndahet pasuria bashkëshortore, cilat janë të drejtat tuaja ligjore dhe procedurat që duhet të ndiqni për një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë.

Pjestimi i pasurisë pas divorcit është një nga momentet më delikate dhe shpesh më sfiduese për çdo familje. Zgjidhja e martesës nuk sjell vetëm përfundimin e marrëdhënies personale ndërmjet bashkëshortëve, por shpeshherë lind nevoja për të rregulluar edhe marrëdhëniet pasurore që janë krijuar gjatë jetës së përbashkët. Pasuria e krijuar gjatë martesës, qofshin apartamente, pasuri të paluajtshme, automjete apo kursime financiare, duhet të ndahet në mënyrë të drejtë dhe të ekuilibruar. Në këto raste, asistenca e një avokati me përvojë është thelbësore për të kuptuar të drejtat dhe mundësitë ligjore dhe për të siguruar që interesi i klientit të mbrohet në çdo hap të procesit. Studioja jonë ligjore është e përkushtuar të ofrojë këshillim dhe përfaqësim profesional duke ndihmuar klientët të kalojnë këtë fazë të ndërlikuar me qetësi dhe siguri

Sipas legjislacionit familjar shqiptar, nëse bashkëshortët nuk kanë lidhur një marrëveshje tjetër, zbatohet regjimi pasuror i bashkësisë ligjore. Kjo do të thotë se pasuritë e krijuara gjatë martesës konsiderohen, në parim, pasuri e përbashkët e të dy bashkëshortëve dhe përfshijnë të ardhurat nga puna, pasuritë e blera dhe kursimet e përbashkëta. Për të përcaktuar me saktësi natyrën e pasurisë dhe pjesën që i takon secilit, shpesh kërkohet një analizë e kujdesshme e dokumentacionit dhe e rrethanave konkrete të rastit dhe pikërisht këtu roli i avokatit bëhet vendimtar Studioja jonë ligjore asiston klientët në identifikimin e pasurive, shqyrtimin e dokumentacionit dhe ndërtimin e një strategjie ligjore që mbron interesat e tyre

Ligji gjithashtu njeh pasuri personale që nuk bëhet pjesë e bashkësisë pasurore siç janë pasuritë e fituara përpara martesës, dhurimet apo trashëgimitë individuale dhe sendet e përdorimit personal. Edhe këtu shpesh lind nevoja për të provuar juridikisht natyrën e pasurisë dhe për të mbrojtur të drejtat e klientit. Studioja jonë ligjore ofron asistencë të plotë në mbledhjen dhe paraqitjen e provave të nevojshme duke garantuar që çdo hap i procesit të zhvillohet në mënyrë të sigurt dhe të mbrojtur ligjërisht

Pjestimi i pasurisë pas divorcit mund të bëhet përmes marrëveshjes ndërmjet bashkëshortëve ose përmes një procesi gjyqësor. Kur palët arrijnë një marrëveshje, ajo duhet të jetë e drejtë dhe në përputhje me ligjin dhe këtu avokati ka një rol të rëndësishëm për të këshilluar dhe mbështetur palët gjatë negociatave dhe për hartimin e marrëveshjes. Studioja jonë ligjore asiston klientët në çdo hap të këtij procesi duke siguruar që marrëveshja të jetë e qartë dhe juridikisht e mbrojtur Nëse nuk arrihet marrëveshja, secili bashkëshort ka të drejtë të drejtohet në gjykatë ku fillon një proces në të cilin shqyrtohet natyra e pasurisë, mënyra e krijimit të saj dhe kontributi i secilit bashkëshort. Përfaqësimi nga një avokat me përvojë është i domosdoshëm për të siguruar që interesat e klientit të mbrohen gjatë gjithë procedurës. Studioja jonë ligjore ofron përfaqësim të plotë duke ndihmuar klientët të ndjekin çdo hap të procesit dhe të argumentojnë në mënyrë të fortë dhe të qartë para gjykatës

Një rol shumë të rëndësishëm në këtë proces luan dokumentacioni që provon mënyrën e krijimit të pasurisë dhe kontributin e secilit bashkëshort. Dokumente të tilla mund të jenë kontratat e blerjes, regjistrimet e pasurive të paluajtshme, dokumentet financiare që tregojnë investimet dhe kursimet e përbashkëta dhe çdo provë tjetër që ndihmon në përcaktimin e natyrës dhe vlerës së pasurisë. Përgatitja e kujdesshme dhe paraqitja e saktë e dokumentacionit vendos themelin për një rezultat të drejtë dhe të ekuilibruar dhe pikërisht këtu roli i avokatit bëhet vendimtar Studioja jonë ligjore asiston klientët në mbledhjen e provave, analizimin e dokumenteve dhe ndërtimin e argumentimit juridik duke garantuar që çdo hap i procesit të jetë i mbrojtur ligjërisht

Proceset që lidhen me ndarjen e pasurisë pas zgjidhjes së martesës janë shpesh të ndërlikuara dhe emocionalisht të ndjeshme pasi ato përfshijnë jo vetëm çështje juridike, por edhe rrethana personale dhe familjare Trajtimi i tyre kërkon njohuri të thella të legjislacionit familjar dhe civil, si dhe përvojë praktike në përfaqësimin e klientëve. Studioja jonë ligjore ofron këshillim dhe përfaqësim të plotë duke asistuar klientët në çdo fazë të procedurës nga analiza e situatës pasurore, hartimi i kërkesëpadisë, përfaqësimi në gjykatë, deri te ndjekja e zbatimit të vendimit përfundimtar Qëllimi ynë është që çdo klient të ketë mbrojtje ligjore të fortë dhe një proces të drejtë, transparent dhe të mbështetur në argumente të qëndrueshme duke garantuar mbrojtjen e interesave të tij pasurore në çdo hap të procesit

Ky proces nuk është thjesht një mënyrë për të kursyer para por dhe ndihmon edhe në përmirësimin e transparencës së tregut imobiliar, duke i afruar vlerat e pronave në regjistrat zyrtarë me realitetin e tregut. Për pronarët që planifikojnë shitje në vitet e ardhshme, rivlerësimi është një instrument strategjik për të ulur koston e tatimit dhe për të optimizuar planifikimin financiar.

Nëse zotëron një pronë të paluajtshme në Shqipëri dhe ajo ka fituar vlerë që nga koha kur është regjistruar për herë të fundit, mos e lë këtë mundësi të kalojë. Rivlerësimi i pasurisë me tatim të reduktuar prej 5% është një hap i zgjuar që mund të të shpëtojë qindra apo mijëra euro në të ardhmen. Aplikimet mund të bëhen përmes portalit zyrtar (p.sh. e-Albania) ose për të shmangur ndonjë gabim është e këshillueshme të bëhet nga një rivlersues i licensuar. Na kontaktoni dhe ne do të kujdesemi për vlerën e pronës tuaj.